Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

  • 24 June 2019 - 19:04
Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë i nxehtë pasi shumë yje të njohur të futbollit janë futbollistë të lirë.

Fushata e transferimeve ka filluar më 1 qershor në shumicën e kampionateve elitare evropiane.

Disa nga skuadrat kanë kryet tashmë transferime të mëdha dhe disa skuadra tjera janë ende duke vëzhguar lojtërët që duan.

Nga e diela e 30 qershorit, skuadrat mund të transferojnë edhe lojtarë të lirë pasi një numër i madh i kontratave të lojtarëve përfundojë në klubet e tyre aktuale.

Disa lojtarë si Diego Godin e dinë fatin e tyre, pasi pritet të transferohet te Interi, por të tjerët ende janë në pritje të ofertave.

Gazeta spanjolle Marca, ka përpiluar një super formacion me 11 yje të mëdha të futbollit që janë të lirë këtë verë për tu transferuar:

Formacioni i lojtarëve të lirë:  Gianluigi Buffon; Dani Alves, Thomas Vermaelen, Gary Cahill dhe Filipe Luis; Ander Herrera, Adrien Rabiot, Franck Ribery; Daniel Sturridge, Max Kruse, Danny Welbeck.

Përveç këtyre lojtarëve, Marca ka zbuluar edhe shumë emra tjerë që janë në dispozicion për t’u transferuar në çdo pozitë.

Portierët

Buffon është emri i madh, por Guillermo Ochoa, Roberto Santamaria dhe Adrian janë portierët tjerë në dispozicion.

Mbrojtësit

Përveç katër emrave të përmendurit në formacion, Cristian Zapata do të largohet nga Milan dhe Antonio Valencia dhe Alberto Moreno do të lëvizin gjithashtu në verë.

Mesfushorët

Samir Nasri mund të jetë në lëvizje përsëri këtë verë, si dhe Nemanja Radoja, Fran Riko dhe Anderr Iturraspe .

Sulmuesit

Dy emra të mëdhenj që nuk janë të listuara janë Mario Balotelli dhe Fernando Llorente, të cilët kanë shumë skuadra evropiane të interesuara për ta. Arjen Robben është gjithashtu jashtë kontratës me Bayern Munichun.

Image

(Kosova Sot Online)