Katër pozitat ku duhet të përmirësohet Argjentina

  • 24 June 2019 - 20:09
Katër pozitat ku duhet të përmirësohet Argjentina

Argjentina arriti që ti kalojë grupet në Copa America, por skuadra e Lionel Scaloni nuk ka arritur që të bind këtë verë pasi që ai ka nevojë që ti përmirësojë disa pozita nëse dëshirojnë që të jenë sa më lartë dhe të arrin që të kurorëzohen kampionë të Amerikës së Jugut

Këtu janë katër problemet që ata duhet ti përmirësojnë:

Ana e djathtë

As Renzo Saravia e as Milton Casco po duket se nuk janë në nivel të detyrës në anën e djathtë të mbrojtjes e cila është njëri prej problemeve më të mëdha në këtë grup. Pa përmirësimin e kësaj pjesë të fushës, vështirë që Argjentina do të përparojë.

Mungesa e kuptimit në mes të lojtarëve

Nicolas Otamendi dhe German Pezzela kanë luajtur në qendër të mbrojtjes në dy ndeshjet e para, por nuk kanë pasur partneritet të duhur. Juan Foyth luajti kundër Katarit, por prapë duhet bërë punë më të madhe në qendër të mbrojtjes se tyre.

Loja e tyre nuk po funksionon

Është aspekti më shqetësues për këtë Kombëtare, por duhet të bëhet edhe më shumë që Argjentina të luaj. Tendenca e Scalonit për të bërë ndryshime edhe pasi i ka bërë ato, vetëm sa për të bërë numër në skuadër nuk po tregohet e suksesshme dhe po ngrit edhe më shumë dyshime.

Messi

Lionel Messi është lojtari që kjo Kombëtare varët nga ai, por vendi i tij dëshiron të shoh më shumë nga ai për këtë verë. Ai i ka treguar speradokisht aftësitë e tij, por ka nevojë për vazhdimësi. 

(Kosova Sot Online)