Neymar uron Messin për ditëlindje, nxit thashethemet për rikthim të Barça

  • 24 June 2019 - 21:28
Neymar uron Messin për ditëlindje, nxit thashethemet për rikthim të Barça

Philippe Coutinho dhe Arthur janë disa nga yjet e Brazilit në Camp Nou që po ashtu kanë uruar bashkë me shokët e tyre të skuadrës

Neymar e ka uruar për ditëlindje Lionel Messi në rrjetet sociale duke nxitur kështu thashethemet që superylli i Brazilit do të rikthehet në Barcelonë.

Paris Saint-Germain raportohet se dëshiron që ta shet Neymarin me presidentin Nasser Al-Khelaifi që në një intervistë të rrallë tha se kampionët e Ligue 1 nuk do të tolerojnë “sjellje të tilla”, në atë që thuhet se ai tani dëshiron ta largojë atë nga skuadra.

“Urime ditëlindja, vëlla”, ka shkruar Neymar në Storyn e tij në Instagram. “Bekimi i Zotit qoftë me ju gjithmonë”.


(Kosova Sot Online)