Milan, organizatore e Olimpiadës së Lojërave Dimërore 2026

  • 24 June 2019 - 23:36
Milan, organizatore e Olimpiadës së Lojërave Dimërore 2026

Olimpiada e Lojërave Dimërore 2026 do të mbahet në Itali. Kandidatura italiane ka mundur atë suedeze duke bërë që pas 20 vitesh këto lojëra të kthehen sërish në Itali.

 Këto lojëra u zhvilluan në 2006 në Torino ndërsa këtë herë do të mbahen në Milano. Një gjë mjaft pozitive për shtetin italian pasi do të sjelli shumë të ardhura në vlerë monetare.

Investimet e planifikuara arrijnë në rreth 346 milionë euro për ndërtimin e fshatrave olimpike dhe qendrave mediatike, si dhe për ndërhyrjet specifike në objektet ekzistuese sportive dhe ndërtimin e objekteve të reja.

Shpenzimet e menaxhimit të parashikuara për realizimin e ngjarjes arrijnë në 1,170 milion. Kostoja e rezervuar për Olimpiadën Dimërore të mbajtura në Torino në vitin 2006 ishin 1,229 milion.

Për shpenzimet e menaxhimit duhet të shtohen 415 milionë euro për administratën qendrore, nga të cilat 402 milion për kostot e sigurisë.

(Kosova Sot Online)