Skuadrat e tjera duan talentë, të kërkojnë në Real Madrid

  • 24 June 2019 - 22:23
Skuadrat e tjera duan talentë, të kërkojnë në Real Madrid

Dani Ceballos e tregoi vetën në Europë në vitin 2015 kur ai shkëlqeu me Spanjën dhe fitoi kampionatin europian për grupmoshat U19, kurse dy vite më vonë ai e bëri të njëjtën me U21 por që dështoi në finale

Tani, në vitin 2019, ai po i bën të gjitha përsëri në kampionatin e dytë të tij për U21 në Europë.

Shou që e bëri Ceballos në Itali ka ngritur pyetjet se një gjë tashmë e ka të garantuar – largimin e tij nga Real Madrid.

Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë spanjollit se nuk është në planet e tij, Ceballos ka nevojë për minuta nëse dëshiron që të luajë për Spanjën në Kampionatin Europian, verën e ardhshme.

Për Madridin, kjo është një lëvizje e rrezikshme, pasi që ai ka aftësi dhe potencial për t’u zhvilluar. AC Milan tashmë ka bërë një ofertë për të, derisa Monchi i Sevillas po ashtu dëshiron që ta sjell atë në Andaluzi.

(Kosova Sot Online)