Koulibaly flet për të ardhmen e tij, pas Kupës së Kombeve në Afrikë

  • 24 June 2019 - 23:04
Koulibaly flet për të ardhmen e tij, pas Kupës së Kombeve në Afrikë

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili për momentin është me Senealin në Kupën e Kombeve në Afrikë, ka folur për të ardhmen e tij

“Nuk e di a do të qëndroj në Napoli vitin e ardhshëm”, tha ai për Goal pasi që Senegali fitoi 2-0 kundër Tanzanisë në Egjipt.

“Po mendoj për këtë, por ende duhet të luajë dhe koncentrohem në këtë kampionat, pastaj të kthehem në Napoli dhe të bisedojmë”.

United janë admirues të 28 vjeçarit, i cili vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Europë.

Si klubet nga Manchesteri, ashtu edhe Liverpool dhe Juventus janë të lidhur me transferimin e tij, edhe pse nuk dihet se a do të gjendet skuadër që do të paguajë 84 milionë euro për të.

Koulibaly ka nënshkruar me Napoli më 2015 për vetëm pesë milionë euro duke u bërë njëri prej emrave dhe mbrojtësve më të mirë në botë.

Ndeshjen e radhës, Senegali do të luajë kundër Algjerisë të enjten që është ndeshja e dytë në grup e kësaj gare. 

(Kosova Sot Online)