Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Amerikës

  • 25 June 2019 - 09:55
Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Amerikës

Janë kompletuar çiftet çerekfinale në Kupën e Amerikës, me duelin Kolumbi – Kili që pritet të jetë më interesanti.

Mbrëmë pasmesnate u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës grupore me Uruguain që e mposhti Kilin 1:0 dhe Ekuadori e Japonia që luajtën baras 1:1.

Një gol i vonshëm nga Edinson Cavani i dha fitoren minimale Urugait ndaj Kilit për të siguruar pozitën e parë në Grupin C dhe për të kaluar në çerekfinale ku do të takohet me Perunë.

Kili, në anën tjetër, në çerekfinale do të ndeshet me kombëtaren e vetme që i ka fituar të tri ndeshjet e deri tani, Kolumbinë.

Në dy duelet e tjera çerekfinale, nikoqiri Brazili përballet me Paraguain, ndërsa Argjentina e Lionel Messit, e cila është në kërkim të këtij trofeu për herë të parë që prej vitit 1993, do të ndeshet me Venezuelën.

Çerekfinalet e Kupës së Amerikës, detajet

Brazil – Paraguai: E premte në orën 2:30 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale. Stadiumi: Arena do Gremio, në Porto Alegre.

Venezuela – Argjentina: E premte në orën 21:00 sipas kohës sonë lokale. Stadiumi: Maracana, në Rio De Janeiro.

Kolumbi – Kili: Të shtunën në orën 1:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale. Stadiumi: Corinthians Arena, në San Paulo.

Uruguai – Peru: Të shtunën në orën 21:00 sipas kohës sonë lokale. Stadiumi: Fonte Nova Arena, në Salvador.

(Kosova Sot Online)