Feronikeli e nis sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

  • 25 June 2019 - 11:00
Feronikeli e nis sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do ta nisë sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, si nikoqir i kampionit të Gjibraltarit Lincoln Red Imps në gjysmëfinalen e rundit preliminar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Nikli do ta kërkojë finalen e miniturneut preliminar në duelin gjysmëfinal ndaj Lincoln Red Imps sonte në orën 20:45 në Fadil Vokrri në kryeqytet.

Gjysmëfinalja e parë e rrethit prelimintar zhvillohet mes Tre Pennes dhe Santa Colomas duke filluar në orën 15:00 në Fadil Vokrri.

Fituesit e gjysmëfinaleve takohen në finalen e së premten në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa fituesi i këtij miniturneu kalon në fazën tjetër kualifikuese: rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nëse Feronikeli e fiton miniturneun për kualifikime në Ligën e Kampionëve, atëherë në rundin e parë kualifikues, klubi nga Drenasi do të përballet me klubin uellsian, The New Saints, në rrethin e dytë kualifikues, Niklin do ta priste klubi nga Danimarka, Kobenhavn.

Ndërsa, edhe nëse e humb finalen, rrugëtimi i tyre në Evropë nuk do të mbyllet me kaq pasi që klubi drenicas do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, në rundin e dytë. Aty drenicasit do të përballen me klubin nga Sllovakia, Slovan Bratislava, apo klubin nga Mali i Zi, Sutjeska.

(Kosova Sot Online)