Interi zbulon fanellat e dyta, më ndryshe nga ato qe kemi parë deri më tani

  • 25 June 2019 - 11:17
Interi zbulon fanellat e dyta, më ndryshe nga ato qe kemi parë deri më tani

Interi ka filluar përgatitjet për sezonin 2019/20, derisa do të ketë shumë punë për të bërë.

Skuadra italiane nga sezoni i ri do të udhëhiqet nga Antonio Conte, ndërsa janë duke menduar që në këtë verë t’i bëjnë disa transferime.

Nerazzurët në sezonin që lamë pas përfunduar në vendin e katërt, për ta siguruar kështu një vend në Ligën e kampionëve, mirëpo u duhen disa ndryshime në skuadër.

Mund të themi se skuadra italiane ka prodhuar njërën ndër fanellat më të bukuar për sezonin e ri, derisa ato si mysafir janë mbresëlënëse.

Fanellat e dyta të Nerazzurëve janë të fokusuar në tri ngjyra, me një turkuaz të zbehtë që dominon, gjersa e zeza dhe e verdha po ashtu kanë një hapësirë të theksuar.

(Kosova Sot Online)