Zidane i kërkon Realit të blejë lojtarin e Napolit

  • 25 June 2019 - 11:24
Zidane i kërkon Realit të blejë lojtarin e Napolit

Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një përforcim të ri për Real Madridin.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Paraqitjet e mira nga Ruiz për Kombëtaren U-21 të Spanjës në Evropian kanë bërë që Zidane të kërkojë blerjen e tij gjatë merkatos. 

Por, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, sepse Napoli e konsideron Ruizin si lojtar të rëndësishëm të skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti.

(Kosova Sot Online)