Gazeta spanjolle: Neymari e pranon ofertë e Barcelonës

  • 25 June 2019 - 11:27
Gazeta spanjolle: Neymari e pranon ofertë e Barcelonës

Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Neymarin para transferimit të tij nga Paris Saint-Germainin në Camp Nou, sipas mediumit spanjoll SPORT.

Neymari dëshiron patjetër të kthehet në Barcelonë dhe është i gatshëm të pranojë ulje të madhe të pagës në mënyrë që ta arrijë këtë. Ai është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin spanjoll.

Burime te SPORT sigurojnë se Neymar ka arritur marrëveshje të plotë me Barçën dhe tani iu mbetet dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët për transferimin e tij. 

Nëse vjen në Barçë, Neymari do të fitojë 50% më pak seç fiton në PSG momentalisht.

Në kontratën e tij aktuale me PSG-në, Neymari i fiton 3.069.520 euro në muaj, apo rreth 100 mijë euro në ditë. Ai është lojtari i dytë më i paguar në botë pas Lionel Messit.

Kampioni francez la të kuptohej ditë më parë se është e gatshëm ta shesë Neymarin dhe çdo futbollist që nuk dëshiron të qëndrojë në klub.

Madje presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, tha se Neymarin nuk e kishte detyruar askush t’i bashkohej PSG-së dhe se nuk do të toleronte më sjellje prej ylli te asnjë futbollist.

Megjithatë, gjiganti francez nuk do të pranojë ofertë më të ulët se 200 milionë euro për brazilianin, të cilin e bleu nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro më 2017.

(Kosova Sot Online)