Krisje mes Perezit dhe Zidane, mosmarrëveshje për shitjen e talentit

  • 25 June 2019 - 11:34
Krisje mes Perezit dhe Zidane, mosmarrëveshje për shitjen e talentit

Mesfushori i Real Madrid-it, Dani Ceballos, nuk ka patur shumë hapësira, pasi ka luajtur vetëm 23 ndeshje nga të cilat 13 i ka nisur si titullar me fanellën e "Los Blancos". 22-vjeçari nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe francezi ja ka bërë të qartë yllit të Spanjës U-21.

Florentino Perez ishte dakord me vendimin e trajnerit, por paraqitjet e Ceballos në Europianin U-21 me Spanjën kanë bërë që presidenti të lëkundet. Rendiment i lartë, dy gola dhe në ndeshjen kundër Belgjikës u shpall futbollisti më i mirë.  

Trajneri dhe Perez janë në drejtime të ndryshme, por në fund vendimi i mbetet Zidane. Perez ka bërë vetëm një "bllokadë", nuk e lëshon 22-vjeçarin pa 50 milionë euro. Tottenham është ekipi i interesuar për të dhe në Madrid presin ofertën e kërkuar për ta mbyllur si çështje.

(Kosova Sot Online)