Jahti i Klitschkos kaplohet nga flaka, zjarrfikësit ua shpëtojnë jetën

  • 25 June 2019 - 12:08
Jahti i Klitschkos kaplohet nga flaka, zjarrfikësit ua shpëtojnë jetën

Wladimir Klitscho dhe familja e tij janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Majorkës, pasi jahti me të cilin po lundronin ata u përfshi nga zjarri.

Ekipi i shpëtimit në Majorka pranoi një thirrje emergjente në orën 1:30 mëngjesin e së hënës dhe i doli në shpëtim familjes Klitscho.

Motori i Jahtit, të cilin ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit e kishte marrë me qira, u kaplua nga zjarri. 

43-vjeçari e shpjegoi situatën përmes një postimi në rrjetin social Twitter: “Udhëtimi ynë me anije të dielën në mbrëmje, përfundoi me një zjarr në anije dhe familja dhe miqtë u desh të evakuoheshin nga rojet bregdetare dhe ekipet e shpëtimit”.

“Mos u shqetësoni, të gjithë jemi mirë”, theksoi ai.

Zjarri është shuar shpjet dhe të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime.

(Kosova Sot Online)