Driton Kuka: Performancë e shkëlqyeshme, po tregojmë se kemi vlera

  • 25 June 2019 - 12:50
Driton Kuka: Performancë e shkëlqyeshme, po tregojmë se kemi vlera

Driton Kuka e ka komentuar suksesin e garueseve të tij në Lojërat Evropiane, pasi u rikthye sot në Kosovë. Trajneri i xhudos thotë se tri medaljet që i fituan xhudistet treguan se sporti në Kosovë ka vlera

Driton Kuka është rikthyer në Kosovë së bashku me dy medalistet e Lojërave Evropiane, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Trajneri i suksesshëm ndihet i lumtur që tri garueset e tij, Majlinda, Nora dhe Loriana Kuka ia siguruan Kosovës tri medalje në “Minsk 2019”.

“Është kënaqësi që nuk po vraponi mbas politikanëve, por pas nesh”, u ka thënë fillimisht Kuka gazetarëve që kishin dalë ta prisnin në aeroportin “Adem Jasharii” në Prishtinë. 

“Ishte performancë e shkëlqyeshme, fituam tri medalje. Majlinda u rikthye fuqishëm, fitoi medalje. Emocion i veçantë për mua ishte medalja e parë për mbesën time. Më ka sjell emocion, është vajza e vëllait, ia kam dëshmuar vëllait që jam më i mirë se ai si trajner, edhe pse dikur ka qenë trajner i imi”, ka thënë fillimisht Kuka.

“Tri medalje është një sukses i madh, do të ishte shumë nëse do t’i kërkonim katër. Është një pikënisje e fuqishme për cakun tonë, që janë Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, ka përfunduar trajneri pejan.

(Kosova Sot Online)