Zidane: Ky futbollist mund të largohet nga Real Madrid për 50 milionë euro
Zinedine Zidane nuk e kundërshton largimin e këtij futbollisti nga Real Madrid.
Real Madrid është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e mesfushorit Dani Ceballos.
E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se trajneri Zinedine Zidane ka aprovuar nxjerrjen në shitje të Ceballos, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Drejtuesit e Real Madridit po ashtu kanë caktuar çmimin e shitjes së mesfushorit.
Ceballos mund të largohet nga Santiago Bernabeu për 50 milionë euro.
Reprezentuesi spanjoll ka zgjuar interesim të fuqishëm nga Milan dhe Tottenham Hotspur.
(Kosova Sot Online)