Greca transferohet tek Gjilani

  • 25 June 2019 - 15:29
Greca transferohet tek Gjilani

Gjilani sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.

28 vjeçari sot ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, të cilin do ta mbajë si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhshëm garues në Ipko Superligë.

Bedri Greca i lindur në Tiranë, në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tij me po të njëjtin emër, KF Tirana.

Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqiptar, ku vlen të ceken ajo e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.

28 vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaft kampionate të suksesshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur.

Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tij të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, ku kishte realizuar 4 gola dhe 6 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Greca edicionin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2 me 1.

Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i gjashtë në këtë afat kalimtar.

Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intensitet, për të sjellë edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurrues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

(Kosova Sot Online)