NBA: Antetokounmpo shpallet MVP-ja i vitit dhe shpërthen në lot gjatë fjalimit

  • 25 June 2019 - 15:57
NBA: Antetokounmpo shpallet MVP-ja i vitit dhe shpërthen në lot gjatë fjalimit

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në NBA për sezonin që sapo u mbyll skenën e rrëmbeu skuadra e Milwaukee Bucks që koleksionoi tre nga çmimet më të rëndësishme atë të drejtuesit më të mirë, trajnerit më të mirë dhe sigurisht të basketbollistit më të mirë.

Greku Giannis Antetokounmpo u zgjodh MVP-ja i sezonit me këtë të fundit që i mallëngjeu të gjithë me një fjalim në të cilin kujtoi lotët, sakrificat dhe përpjekjet dhe këshillat e babait të tij që tashmë nuk është më.

Çmimin e lojtarit më të mirë debutues e fitoi talenti slloven i Dallas Mavericks Luka Doncic, rezerva më e mirë u zgjodh Lou Williams i Clippers, ndërkohë basketbollisti që është përmirësuar më shumë gjatë sezonit të fundit, kampioni i NBA, kamerunasi i Toronto Raptors Pascal Siakam.

Menaxheri i përgjithshëm më i mirë i vitit u zgjodh John Horst i Milwaukee Bucks dhe trajneri i vitit Mike Budenholzer i të njëjtës skuadër.

(Kosova Sot Online)