Ardita Zenullahu i mbyll pa sukses garat në Lojërat Evropiane

  • 25 June 2019 - 16:10
Ardita Zenullahu i mbyll pa sukses garat në Lojërat Evropiane

Shigjetarja kosovare nuk ka arritur rezultate pozitive në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” duke u eliminuar sot nga britanikja Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu i ka mbyllur sot garat në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi tha se pjesëmarrja në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikes, ku kishte edhe emocione. 


(Kosova Sot Online)