FC Santa Colombo ne finale të preliminarëve në Ligën e Kampionëve

  • 25 June 2019 - 16:58
FC Santa Colombo ne finale të preliminarëve në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Andorras FC Santa Coloma ka mposhtur me rezultat të ngushtë skuadrën Tre Penne Galazzano kampionin nga San Marino me rezultat të ngushtë 0-1. Santa Coloma do ta pret fituesin e ndeshjes Feronikeli-Lincoln Red Imps

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e raundit preliminary të Ligës së Kampionëve në mes të Tre Penne Galazzano dhe Santa Colombo, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja ka përfunduar me fitore të ngushtë të kampionit nga Andorra Santa Colombo me rezultat 0-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundojë me rezultat të barabartë 0-0.

Goli i epërsisë për kampionin nga Andorra erdhi në minutën e 77 me anë të Javier Lopez.  

Pas pësimit të golit, skuadra nga San Marino ishte e pafuqishme për ta kthyer rezultatin, derisa kampioni i Andorras kalon në finale ku do ta pret fituesin e ndeshjes Feronikeli-Lincoln Red Impts. 

(Kosova Sot Online)