Torreira është “i lumtur” në Arsenal

  • 25 June 2019 - 17:43
Torreira është “i lumtur” në Arsenal

Burimet e afërta të Telegraph  kanë thënë që synimi i Milanit, Lucas Torreira është “i lumtur” në Arsenal dhe nuk është duke kërkuar largim

Raportet në Itali shkruanin që Torreira dëshiron që të largohet pasi që atë e dëshiron trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, me ë cilin ai kishte punuar në Sampdoria.

Megjithatë, Telegraph ka cituar një burim i cili i ka përshkruar këtë lajm për uruguaianin si tepër të ekzagjeruar”.

Ai i ka përshkruar lajmet se atij nuk i pëlqen “moti” në Angli janë tërësisht “pakuptim” derisa ai e ka mësuar mirë gjuhën.

Pavarësisht kësaj, gazeta shkruan që 23 vjeçari është prioritet i Milan.

Torreira ju bashkua Arsenalit nga Sampdoria verën e kaluar në një marrëveshje 30 milionë euroshe dhe ka luajtur 50 herë gjatë 2018-19 duke u bërë favorit i fansave pasi që arriti finalen e Europa League.

(Kosova Sot Online)