Jo vetëm Hysaj, një tjetër mbrojtës i Napolit drejt largimit. Ja ku pritet të shkojë

  • 25 June 2019 - 18:56
Jo vetëm Hysaj, një tjetër mbrojtës i Napolit drejt largimit. Ja ku pritet të shkojë

Raul Albiol u transferua tek Napoli, në vitin 2013 nga gjigandët e Real Madridit.

Pas plot gjashtë sezonesh aventura e spanjollit tek Napoli, duket se do të marrë fund. Sipas asaj që shkruan “AS”, mbrojtësi është shumë afër transferimit tek Vijareal.Drejtuesit spanjollë, kërkojnë një lider në skuadrën e tyre, dhe Albiol shihet si profili ideal, për të ndihmuar skuadrën. Vijareal ishte shumë keq këtë sezon ku rrezikonte rënien nga kategoria, të cilën e siguroi vetëm në ndeshjet e fundit.Dhe për këtë arsye spanjollët, po kërkojnë përforcime për skuadrën e tyre në mënyrë që të, shmangin një sezon si ky i këtij viti. 

Drejtuesit e “nëndetëses së verdhë” do të derdhin në arkat e Napolit një shumë prej, 6 milionë eurosh. Në ditët e ardhshme lojtari pritet të bashkohet me Vijarealin, ku do të rikthehet përsëri në Spanjë, ku para 6 sezonesh aktivizohej tek Real Madridi.

(Kosova Sot Online)