Zyrtare: Valencia nënshkruan me Jasper Cillessen

  • 25 June 2019 - 23:27
Zyrtare: Valencia nënshkruan me Jasper Cillessen

Valencia ka zyrtarizuar kompletimin e nënshkrimit të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen, i cili do të luaj në Ligën e Kampionëve si startues sezonin e ardhshëm

Holandezi ishte portier i dytë në Blaugrana prej që ju bashkua atyre nga Ajax me 2016, por ai ishte i qartë se dëshironte që të luante futboll të rregullt dhe do ta këtë këtë në Valencia.

Edhe pse nuk është konfirmuar, kurse portieri momental i Los Che, Neto do ta zëvendësoi Cillessen të Barcelona si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen.

Marcelono ende nuk e favorizon Neton dhe ai dëshiron një portier të ri, madje kishte provuar edhe Jaume Domenech para fundit të sezonit, por tani ka lojtarin e preferuar. Cellessen është nënshkrimi i parë i Valencias këtë verë.

(Kosova Sot Online)