Rrahmani iu nënshtrohet testeve mjekësore me klubin italian

  • 26 June 2019 - 09:16
Rrahmani iu nënshtrohet testeve mjekësore me klubin italian

Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagreb te klubi i Serie A.

Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me verdhekaltrit.

25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi në Verona.

Veronës pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit. Kosovari pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

(Kosova Sot Online)