Iraniani që i çoi në shtrat 23 gra duke u shtir se ishte Messi

  • 26 June 2019 - 09:42
Iraniani që i çoi në shtrat 23 gra duke u shtir se ishte Messi

Në Iran është një burrë që ngjason me Lionel Messin dhe, si pasojë, ai është përpjekur ta shfrytëzojë këtë ngjashmëri në dukje me futbollistin legjendar për t’i joshur gratë.

Reza Parastesh, njeriu që në pamje ngjan me Messin, thuhet se ka shkuar në shtrat me 23 gra, dhe veprimet e tij janë denoncuar nga autoritetet.

E gjitha nisi para dy vjetëve, kur babai i tij i kishte kërkuar të fotografohej në fanellën e Messit në Barcelonë.

Fotografia e tij shumë shpejt u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale dhe ai e mori nofkën “Messi i rremë”.

Për shkak të ngjashmërisë me Messin, Parastesh i preu flokët dhe e rriti mjekrën në stil të kapitenit të Barcelonës, duke e rritur kështu edhe më shumë ngjashmërinë me Messin. 

(Kosova Sot Online)