“Nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë të m*tit”

  • 26 June 2019 - 10:58
“Nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë të m*tit”

Megan Rapinoe ka pohuar se ajo nuk do të shkojë në, siç e ka quajtur, Shtëpinë e Bardhë të m*utit, nëse Shtetet e Bashkuara e fitojnë Kupën e Botës për Gra 2019.

Kampionia në fuqi, SHBA-ja do të përballet me Francën në çerekfinale në Paris të premten, pasi e mposhti Spanjën 2:1 në 1/8 e finales të hënën, transmeton Gazeta Express.

E pyetur nëse do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë nëse SHBA-ja e mbron titullin, futbollistja Rapione tha për Eight by Eight: “Nuk do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë të m*utit”.

“Jo. Nuk do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë. Nuk do të na ftojnë”, shtoi ajo.

Rapinoe u frymëzua nga ylli i San Francisco 49ers, Cilin Kaepernick, i cili protestoi duke sjell vëmendjen te brutaliteti i policisë dhe pabarazia racore.

33-vjeçarja u bë atleti i parë i bardhë që bie në gjunj gjatë këndimit të himnit kombëtar para një ngjarjeje sportive më 2016.

Rapinoe vazhdon të protestojë në mënyrën e vet ndaj himnit kombëtar në Kupën e Botës, duke qëndruar e heshtur derisa bashkëlojtaret e saj e këndojnë dhe i vendosin duart në gjoks. 

(Kosova Sot Online)