Fatkeqësisht Zeneli s’do të mundë t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e mbetura kualifikuese

  • 26 June 2019 - 12:02
Fatkeqësisht Zeneli s’do të mundë t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e mbetura kualifikuese

Arbër Zeneli e operoi me sukses gjurin të martën, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në fillim të këtij muaji në një ndeshje me Kombëtaren, dhe si pasojë, anësori i Stade de Reims nuk do të mundë t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e mbetura për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Klubi i tij Reims njoftoi se atij do t’i duhen shtatë deri në nëntë muaj për t’u rikthyer, që nënkupton se Zeneli do të mungojë në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në shtator, tetor dhe nëntor, në Grupin A kualifikues për EURO 2020.

Kombëtarja dardane, që renditet e treta në Grupin A me 5 pikë, një më pak se liderja Anglia dhe vendi i dytë Republika e Çekisë që kanë nga një pikë më shumë edhe pse kjo e para ka një ndeshje më pak të zhvilluar, do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje në përpjekje për t’u kualifikuar në një kampionat evropian për herë të parë në histori qysh në tentimin e saj të parë, por nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e lojtarit të vet më të mirë. 

Ndeshjet e mbetura të Kosovës në Grupin A kualifikues

Kosova – Republika e Çekisë: 7 shtator në orën 15:00. Stadiumi Fadil Vokrri, në Prishtinë.

Anglia   – Kosova:  10 shtator në orën 20:45. Stadiumi St Mary’s, në Southampton.

Kosova – Mali i Zi: 14 tetor në orën 20:45. Stadiumi Fadil Vokrri, në Prishtinë.

Republika e Çekisë – Kosova: 14 nëntor në orën 20:45.

Kosova – Anglia: 17 nëntor në orën 18:00. Stadiumi Fadil Vokrri, në Prishtinë.  

Bernard Challandes nuk do mundë të llogarisë në shërbimet e lojtarit më të mirë që e ka në skuadër, për ta përmbushur ëndrrën e verdhekaltërve për kualifikim në evropian. Sepse sipas klubit të tij Reims, Zeneli nuk mund të rikthehet para muajit dhjetor, atëherë kur Kosova do ta ketë përfunduar ciklin kualifikues.

Megjithatë, Zeneli u zëvendësuar për mrekulli nga një tjetër yll i madh në skuadrën e Challandes, Milot Rashica, i cili shkëlqeu duke i ndihmuar Kosovës ta regjistrojë fitoren e parë historike në një fushatë kualifikuese, kundër Bullgarisë 3:2 në Sofje.

Në mungesë të 24-vjeçarit, anësori i Ëerder Bremenit Rashica pritet ta mbulojë pozitën e anësorit të majtë.  

Zeneli u detyrua ta braktisë lojën në fillim të pjesës së dytë në barazimin e Kosovës 1:1 me Malin e Zi në ndeshjen e rundit të dytë kualifikues, pasi e pësoi e dëmtoi rëndë ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë.

24-vjeçari u operua me sukses dhe tani do t’i nevojiten të paktën shtatë muaj deri në nëntë për t’u riaftësuar. Ylli nga Mitrovica se do t’i rimbushë bateritë për sezonin e ardhshëm.

“Operacioni shkoi mirë. Fjalët e juaja të mira dhe përkrahja huaja, bashkë me përkushtimin, do të më bëjnë të kthehem më i fuqishëm së kurrë më parë. AZ17 dhe AZ10 po i rimbush bateritë”, shkroi Zeneli në Instagram. 

(Koosva Sot Online)