Ylber Kastrati vazhdon me Gjilanin edhe për dy vjet

  • 26 June 2019 - 13:25
Ylber Kastrati vazhdon me Gjilanin edhe për dy vjet

SC Gjilani sot ka arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës, Ylber Kastrati, i cili do t’i vijojë paraqitjet e tij në ekipin kuq e bardh.

Marrëveshja e re me mbrojtësin e qendrës, njëkohësisht dhe kapitenin e skuadrës, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, njofton klubi gjilanas përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook.

Kujtojmë se Kastrati ka vijuar paraqitjet e tij për Gjilanin që prej më shumë se 10 viteve dhe ai do t’i vazhdojë ato me klubin edhe për dy sezone të tjera, ku do ta bartë fanellën e ekipit kuq e bardh.

(Kosova Sot Online)