ZYRTARE: Amir Rrahmani nënshkruan me Veronën

  • 26 June 2019 - 13:41
ZYRTARE: Amir Rrahmani nënshkruan me Veronën

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht futbollist i Hellas Veronës. Pasi i kreu vizitat mjekësore, mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me klubin nga Serie A

Tashmë është zyrtare: Amir Rrahmani është futbollist i Hellas Veronas.

Mbrojtësi kosovar i ka kryer me sukses para pak orësh vizitat mjekësore dhe para pak minutash ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A.

Thuhet se përfaqësuesi kosovar i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro, të cilin e bleu nga Dinamo Zagrebi.

(Kosova Sot Online)