Spekulohet se Abramovich i ka kërkuar Lampardit vetëm mbijetesën në Ligën Premier me Chelsean

  • 26 June 2019 - 14:03
Spekulohet se Abramovich i ka kërkuar Lampardit vetëm mbijetesën në Ligën Premier me Chelsean

Frank Lampard pritet që shumë shpejtë ta marrë drejtimin Chelseat, si zëvendësues i Maurizio Sarrit që kaloi ditë më parë te Juventusi.

Të martën e kësaj jave, Derby County njoftoi zyrtarisht se e ka lejuar legjendën angleze që t’i fillojë bisedimet me klubin nga Londra.

Në njoftimin e skuadrës nga Championshipi u bë e ditur se ndeshjet parasezonale janë duke u afruar shpejtë, andaj duan që marrëveshja të kryhet sa më parë.

Nëse marrëveshja arrihet mes të dyja palëve, atëherë Roman Abramovich besohet se do t’i kërkojë Lampardin vetëm mbijetesën në ligë. 

Që kur e mori drejtimin e klubit në vitin 2003, manjati rus ka fituar pothuajse nga një trofe për çdo sezon, por edhe që ka shkarkua një numër të konsiderueshëm të trajnerëve si, Jose Mournho, Rafael Benitez, Carlo Ancelotti, Luiz Felipe Scolari, Roberto Di Matteo, e të tjerë.

Legjenda e The Blues ka vetëm një vit përvojë si trajner, derisa ishte shumë afër ta promovonte Derby Countyn në Ligën Premier, por që humbi në play-off nga Aston Villa.

Duke parë eksperiencën e tij, Abramovich do të kërkojë nga Lampard vetëm qëndrim in në Ligën Premier për sezonin 2019/20, e që kjo gjë do t’i siguronte atij qëndrimin edhe për një vit tjetër në krye të Chelseat. 

(Kosova Sot Online)