Ylli i Man City Mahrez detyrohet t’ia japë rrogat e papaguara dados së fëmijëve të vet

  • 26 June 2019 - 15:15
Ylli i Man City Mahrez detyrohet t’ia japë rrogat e papaguara dados së fëmijëve të vet

Futbollisti algjerian i Manchester City, Riyad Mahrez, dhe bashkëshortja e tij Rita, janë urdhëruar nga gjykata që t’ia japim pagat e papaguara ish-dados së fëmijëve të tyre, në vlerë mbi 3.600 funte.

Gjykata në Mançester gjeti se çifti ia kishte ndalur pagat dados Catalina Miraflores në mënyrë të paautorizuar, prandaj e urdhëroi t’ia paguajë borxhin.

Çifti është urdhëruar t’ia paguajë asaj edhe një dëmshpërblim prej 150 funteve, po ashtu.

Miraflores ka thënë për tabloidin britanik “The Sun” se kishte punuar me zell për paratë që futbollisti milioner kishte refuzuar t’ia jepte.

“Kam punuar vërtet shumë, shumë për këto para”, ka thënë ajo.

Miraflores ishte punësuar në vitin 2018 për t’u kujdesur për dy vajzat e Mahrezit, i cili i fiton 200.000 funte në javë në Manchester City. 

(Kosova Sot Online)