Patriot Behrami ndalet në çerekfinale të Lojërave Evropiane, mbetet pa medalje

  • 26 June 2019 - 15:53
Patriot Behrami ndalet në çerekfinale të Lojërave Evropiane, mbetet pa medalje

Patriot Behrami nuk ka arritur të fitojë medalje në Lojërat Evropiane, të cilat po mbahen në Bjellorusi.

Boksieri kosovar është mposhtur në meçin çerekfinal të “Minsk 2019” nga boksieri nga Azerbajxhani, Lorenzo Sotomayor.

Behrami është treguar i pafuqishëm përballë boksierit me përvojë dhe gjyqtarët kanë vendosur unanimisht për azerbajxhanasin.

Paraprakisht, nga Lojërat Evropiane ishin eliminuar edhe boksierët tjerë kosovarë, Donjeta Sadiku, Shpëtim Bajoku e Ardit Delijaj.

Kosova po merr pjesw në “Minsk 2019” me 12 garues, ndërsa deri tash i ka siguruar 3 medalje përmes xhudos.


(Kosova Sot Online)