Florentino Perez ka për synim t’i arrijë 1 miliard euro nga shitja e lojtarëve

  • 26 June 2019 - 17:29
Florentino Perez ka për synim t’i arrijë 1 miliard euro nga shitja e lojtarëve

Pasi që ka shpenzuar shumë shpejt 300 milionë euro gjatë një afati veror, Real Madridi vazhdon të cilësohet si një klub që blen shumë

Prej që Florentino Perez është bërë president, Los Blancos ka shitur lojtarë në vlerë prej 730 euro dhe ata shpresojnë që të arrin shifrën një milionë gjatë këtij afati kalimtar.

Tashmë ata kanë marrë 30 milionë nga shitja e Marcos Llorente dhe po shikojnë që të shesin edhe Gareth Bale, James Rodriguez, Theo Hernandez, Raul de Tomas dhe Mateo Kovacic gjithashtu.

Vlera totale e këtyre lojtarëve vlerësohet që të jetë 300 milionë euro-një shifër që do të arrinte në 1 miliard prej që Perez është president i Realit.

Shitjet më të mëdha të Real Madridit prej 2009-2019

Cristiano Ronaldo (Juventus): 105 milionë euro

Di María (Manchester United): 75 milionë euro

Morata (Chelsea): 66 milionë euro

Özil (Arsenal): 50 milionë euro

Higuain (Napoli). 39 milionë euro

Marcos Llorente (Atletico Madrid): 30 milionë euro

Danilo (Manchester City): 30 milionë euro

Jese (PSG): 25 milionë euro

Robben (Bayern Munich): 25 milionë euro

Shitja më e vështirë nga skuadra e tanishme do të jetë Bale, i cili po lufton me kohën dhe e ka vënë në presion klubin duke ditur që afati i transferëve në Premier Ligë do të mbyllet më 8 gusht.

James është lojtari i dytë që do ti sjell të ardhura të mira klubit, me Napolin që kryesojnë për të marrë shërbimet e kolumbianit.

Vlera e Dani Ceballos do të rritet pas performancës së tij për Spanjën në kampionatin europian U-21, njëjtë si edhe bashkëpatriotit të tij Lucas Vazquez, Nacho dhe Isco që po ashtu do të largohen nëse drejt klubit vije një ofertë e mirë për ta. 

(Kosova Sot Online)