Hoti takohet me sportistë, ia shpjegon Ligjin për Sponsorizim

  • 26 qershor 2019 - 18:42
Hoti takohet me sportistë, ia shpjegon Ligjin për Sponsorizim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pritur sot në zyrë përfaqësues të sportit dhe kulturës në Kosovë, me të cilët ka biseduar për legjislacionin për sponsorizim.

Në një postim në Facebook, fillimisht Hoti ka thënë se deputetët e LDK-së do ta përkrahin këtë lidh kur do të votohet në parlament, derisa iu ka sqaruar sportistëve propozimin e LDK dhe Qeverisë për këtë ligj. Ky është postimi i hotit në facebook.  

Ju sqarova në detaje dy versionet e sponsorizimti:

1. Versioni që është propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, që udhëhiqet nga LDK-ja, e rrit potencialin për sponsorizim të sportit e kulturës deri në 300 mil euro brenda vitit. Në këtë verzion, sponsorizimi caktohet si përqindje e fitimit bruto. Shuma e sponsorizimt zbritet nga fitimi bruto dhe njihet si shpenzim nga ATK-ja. Kjo nënkupton se biznesi dhe shteti bashkërisht e mbështesin sportin dhe kulturën. Biznesi përfiton duke promovuar veten dhe duke ndihmuar sportin e kulturën. Se sa shfrytëzohet ky potencial, varet nga vullneti i bizneseve dhe insistimi/kërkesat e klubeve sportive për të siguruar sponsorizime.

2. Sipas verzionit që e ka propozuar deputeti i PDK-së, potenciali për sponsorizim të sportit është vetëm 30 mil euro brenda vitit. Kjo pasi sponsorizimi kufizohet në 30% të tatimit që biznesi i obligohet shtetit. Pra, biznesi e sponsorizon sportin vetëm me mjetet nga tatimi që i obligohet shtetit, dhe rrjedhimisht nuk është sponsorizim, por subvencionim i sportit nga shteti.

LDK-ja e mbështetë cilëndo zgjidhje, por verzioni i parë është në interesin më të mirë të zhvillimit të sportit dhe kulturës.

Çdo deklarim se LDK-ja është kundër sponsorizimit të sportit dhe kulturës është i pavërtetë dhe tendencioz.


(Kosova Sot Online)