Bayern takohet me Kabak, afër finalizimit të marrëveshjes me të

  • 26 June 2019 - 19:32
Bayern takohet me Kabak, afër finalizimit të marrëveshjes me të

Bayern Munich është takuar me përfaqësues të mbrojtësit të Stuttgartit, Ozan Kabak për të arritur një marrëveshje të mundshme

Sipas televizionit turk, TRT, shefat e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic kanë filluar bisedat me kampin e Ozan.

Të hënën, vëllezërit Ozdemir, ishin takuar edhe me Milan por është thënë se skuadra italiane nuk ka treguar vullnet për ta paguar klauzolën e tij 15 milionë euroshe.

Kabak është produkt i Galatasaray dhe ju bashkua Stuttgartit në janar për 11 milionë euro, ku pati 15 paraqitje në Bundesligë.

TRT ka shkruar se 19 vjeçari pritet të vendos se ku do ta zhvillojë fatin e tij, në Itali apo Gjermani dhe këtë do ta bëj deri në fund të javës.

(Kosova Sot Online)