Cavani konfirmon qëndrimin në PSG

  • 26 June 2019 - 20:28
Cavani konfirmon qëndrimin në PSG

Edinson Cavani ka konfirmuar se ai dëshiron që të qëndroj në Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij, që skadon me 2020, raporton L’Equipe.

Sulmuesi për momentin është në ndeshje me Kombëtare, me Uruguain  në Kopa Amerika, ku ka shënuar dy gola në tri ndeshje në kampionatin që po zhvillohet në Brazil.

“Jam krenar që jam në PSG dhe dëshiroj që ta përfundoj kontratën me ta”, ka thënë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave për PSG në konferencën për shtyp pas fitores se Uruguait kundër Kilit, 1-0. 

(Kosova Sot Online)