Tare: S’ka ofertë nga PSG për Milinkovic

  • 26 June 2019 - 20:49
Tare: S’ka ofertë nga PSG për Milinkovic

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka insistuar që “Lazio nuk ka nevojë ta shet Sergej Milinkovic-Savic dhe ne nuk kemi marrë ofertë nga Paris Saint Germain”.

Kishte raporte të shumta ditëve të fundit që PSG është gati për ta kompletuar blerjen e mesfushorit serb për 80 milionë euro.

Megjithatë, Tare ka thënë për gazetën e Le Parisien dhe ka ftohur këto lajme dhe shpresa për tifozët e PSG.

“Nuk kam asgjë për të thënë sepse as nuk kemi pasur bisedime për këtë gjë”, tha Tare.

“Ne nuk kemi nevojë që ta shesim Milinkovic-Savic, derisa kjo është vetëm një thashetheme e shkruar nga një gazetë. Nuk kam ide çfarë çmimi do të jetë, sepse nuk mund të flas për një gjë që nuk është e vërtetë”.

“Janë vetëm thashetheme. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Paris Saint-Germain”. 

(Kosova Sot Online)