Torreira: Jam i lumtur në Londër

  • 26 June 2019 - 21:30
Torreira: Jam i lumtur në Londër

Lucas Torreira ka pranuar se “nuk ka qenë lehtë” për t’u adaptuar në Arsenal, por ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë me Milanin. “Asklush nuk me ka telefonuar”

Mesfushori për momentin është në detyrë me Uruguain në Kopa Amerika në Brazil dhe në një konferencë për shtyp ka qenë e pamundur që ai mos të pyetet për interesimin për të nga Milan.

“Nuk di asgjë për ndonjë interes nga Milan. Askush nuk me ka telefonuar”, ka thënë ish lojtari i Sampdorias.

“Jam në Premier Ligë për momentin dhe jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit. Është e vërtetë që nuk ka qenë lehtë që të adaptohem, por tani mendoj vetëm për skuadrën ku jam tani”.

“Jam i lumtur që jam në Londër’.


(Kosova Sot Online)