PSG i ofron kontratë të re, Rabiot kërkon nga Juve të presë

  • 27 June 2019 - 08:07
PSG i ofron kontratë të re, Rabiot kërkon nga Juve të presë

Mediat në Francë raportojnë se Adrien Rabiot ka kërkuar nga Juventusi një periudhë qetësie, pasi që Paris Saint-Germaini i ka ofruar kontratë të re.

Mesfushori është pritur të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër në vlerë prej shtatë milionë eurosh në sezon plus bonuset, si edhe 10 milionë euro do të shkonin për nënën e tij (e cila është agjentja e futbollistit).

Megjithatë, SoccerLink dhe Paris United bëjnë të ditur se drejtori i PSG-së, Leonardo, i ka ofruar kontratë të re lojtarit.

Sky Sport Italia ka raportuar të martën se asgjë nuk është e sigurt deri në nënshkrimin e kontratës, ndërkohë që Rabiot ka kërkuar nga Juve që të presë.

Me marrëveshjen e re te PSG, 24-vjeçari do të përfitonte tetë milionë euro në sezon, ndërsa nëna e tij do të përfitonte vetëm pesë milionë euro për nënshkrimin e kontratës. 

(Kosova Sot Online)