Përqindje tepër e vogël e popullatës që merret me sport në Kosovë

  • 27 June 2019 - 10:43
Përqindje tepër e vogël e popullatës që merret me sport në Kosovë

Kosova e ka një popullsi prej 1.7 milionë, sipas regjistrimit të popullsisë që është bërë së fundmi në vitin 2011.

Mirëpo, numri i të rinjve që merret me sport rezulton jashtëzakonisht i vogël, mbase edhe mjaft shqetësues.

Sipas të dhënave zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) – që është institucioni më i lartë sportiv në vend – vetëm 2 për qind e popullatës merret aktivisht me sport. “Për dallim nga shtetet e BE-së deri në 48 për qind”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.

Rezultatet fantastike të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare, e po ashtu ato të Kombëtares së Kosovës në futboll dhe të disa ekipeve dhe sportistëve tjerë, e kanë krijuar një pasqyrë të mirë për sportin dhe shtetin tonë.

Mirëpo, sporti kosovar e ka një tjetër anë me plot të meta, të cilat janë mjaft shqetësuese, por që kanë mbetur nën hijen e rezultateve të mira të ekipit të Majlinda Kelmendit apo të Kombëtares së futbollit. 

(Kosova Sot Online)