Njihuni me “shtëpinë në det” të Cristiano Ronaldos

  • 27 June 2019 - 10:46
Njihuni me “shtëpinë në det” të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite. Triumfin me Portugalinë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Juventusit ka vendosur ta festojë me familjen e tij  në Rivierën franceze. 

34 vjeçari ka zgjedhur pikërisht këtë vend për qetësinë dhe bukurinë që e karakterizon. Por, Ronaldo nuk ka ikur vetëm me Georgina Rodriguez dhe Ronaldo Jr. Për të shijuar çdo cep të kësaj Riviere, Ronaldo ka marrë me qira një jaht luksot të Afrikës 1. 

Ajo ka përmasa gjigante, pasi është e gjatë 47 metra dhe kushton plot 17 milionë euro. Shifër e konsiderueshme, por jo për luzitanin, i cili merr thuajse dyfishin e kësaj shume nga Juventusi në vit. 

Megjithatë, ai ka vendosur ta marrë me qira, duke paguar plot 212 mijë euro në javë. Çmim i lartë, por për Ronaldon kjo është thjeshtë një shpenzim normal. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)