Benfica konfirmon ofertën prej 126 milionë eurosh për Joao Felixin

  • 27 June 2019 - 11:05
Benfica konfirmon ofertën prej 126 milionë eurosh për Joao Felixin

Klubi portugez, Benfica ka konfirmuar se Atletico Madridi ka bërë ofertë për Joao Felixin në vlerë prej 126 milionë eurosh.

Transferimi i Felix në Atletico Madrid vazhdon të afrohet gjithnjë e më shumë ndërsa Benfica ka konfirmuar tashmë ofertën për talentin portugez.

Klubi portugez ka konfirmuar se Atletico ka dorëzuar një ofertë prej 126 milionë eurosh për të blerë lojtarin. 

Kjo ofertë thuhet se është duke u konsideruar në klubin portugez dhe me shumë mundësi pritet të pranohet nga Benfica.

Në deklaratë, Benfica thekson se oferta është gjashtë milionë euro më shumë se klauzola e lirimit të lojtarit, por se oferta përbëhet nga disa pagesa të ndara dhe në formë bonuesh.

Image

(Kosova Sot Online)