Çfarë goli i paparë: Rooney shënon nga gjysma e fushës së vet për herë të tretë në karrierë

  • 27 June 2019 - 12:02
Çfarë goli i paparë: Rooney shënon nga gjysma e fushës së vet për herë të tretë në karrierë

Wayne Rooney ka treguar se ende nuk i ka humbur aftësitë e larta prej futbollisti, pasi dje e arriti het-trikun me gola të shënuara nga gjysma e fushës së vetë.

Në një ndeshje të klubit të vet DC United kundër Orlando City, sulmuesi anglez e paraboloi portierin Brian Rowe edhe pse ai ishte rreth nëntë metra brenda zonës së portës së vet.

Ky ishte ndër golat më madhështor në karrierën e gjatë dhe të bujshme të Rooney. 

Rooney e mori një top në fushën e vet dhe duke e parë që portieri e kishte boshatisur portën, ai goditi nga 64 metra largësi dhe ia doli të shënojë.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për t’ia siguruar DC Unitedit fitoren 1:0 ndaj Orlandos.

33-vjeçari ka shënuar gol nga gjysma e fushës së vet për çdo klub që ka luajtur, për Evertonin, Manchester Unitedin dhe tani DC Unitedin.

(Kosova Sot Online)