Chelsea gjen një vrimë që t’i shmanget dënimit të FIFA-s: Kovacic do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori

  • 27 June 2019 - 12:07
Chelsea gjen një vrimë që t’i shmanget dënimit të FIFA-s: Kovacic do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori

Duke sjell lojtarë të moshës së mitur, FIFA ia ndaloj Chelseat të transferoj lojtar të ri gjatë dy afateve kalimtare, por The Blues kanë gjetur një shteg që i lejon ata të transferojnë lojtar.

Dy periudhat e transferimit nënkuptojnë ndalimin e regjistrimit të një lojtari nga data 1.7.2019 deri më 31.6.2020. (ose më herët, nga mesi i shkurtit, por më 1 korrik, zyrtarisht fillon sezoni i ri transferimit).

Megjithatë, vrima në ligj, domethënë zona e ndërmjetme ose gri ndodhet pak para 1 korrikut dhe zgjat katër ditë. 

Pasi që britanikët kanë ndryshuar kalendarin e tyre për të sjellë lojtar dhe se zgjat deri në mesnatë, përpara raundit të parë, jo si në ligat e tjera deri më 31 gusht, kështu që zhvendosën fillimin e periudhës kalimtar të verës. Për shkak të kësaj, në Angli, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku afati kalimtar i verës fillon më 1 korrik, fillon më 27 qershor.

Kjo do të thotë që Chelsea ka katër ditë në dispozicion për të sjellë lojtar të ri. Siç zbulon Marca, The Blues do të përdorë këtë periudhë për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Ky i fundit klubit anglez raportohet se do t’i rreth 45 milionë euro plus bonuse prej pesë milionë sosh në rast te sukseseve.

Në rast të transferimit, Kovacic do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i paguar në Kroaci. Ai në këtë formë do të lë pas Luka Modricin, i cili në vitin 2012 u transferua nga Tottenham Hotspur në Real Madrid për 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online)