Arrihet marrëveshja: Kovacic në Chelsea për 45 milionë euro

  • 27 June 2019 - 12:38
Arrihet marrëveshja: Kovacic në Chelsea për 45 milionë euro

Chelsea ka arritur marrëveshje me Real Madridin për blerjen e plotë të Mateo Kovacicit dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar që konfirmon se mesfushori kroat do të jetë lojtar i të kaltërve me të drejta të plota.

Kovacic do t’i bashkohet klubit londinez për një shumë rreth 45 milionë euro, pasi një sezoni mbresëlënës si lojtar i huazuar nga Real Madridi në Stamford Bridge.

Chelsea ia doli ta përmbyllë marrëveshjen për kroatin pak ditë para se ndalesa e transferimeve e vendosur ndaj tij të hyjë në fuqi më 30 qershor.

Shitja e Kovacicit i ka konvenuar të gjitha palëve, pasi këtë e ka dashur klubi londinez, vetë lojtari dhe Real Madridi.

(Kosova Sot Online)