Guardiola: Rodri është një lojtar i madh

  • 27 June 2019 - 14:27
Guardiola: Rodri është një lojtar i madh

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka refuzuar të tregojë lidhjet me mesfushorin e Atletico Madridi, Rodri, por nuk ka fshehur simpatinë për të.

Rodri luajti në sezonin e tij të parë tek Atletico Madridi pasi bashkimit nga Villarreal verën e kaluar.

Mesfushori spanjoll ishte mbresëlënës dhe pati shumë komplimente për paraqitjet e tij duke bërë shumë skuadra të njohura për vete. 

Spanjolli thuhet se është në prag të bashkimit me kampionët e Ligës Premier në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh.

Është edhe vet trajneri spanjoll, Guardiola, i cili ka folur fjalë të mëdha për Rodrin.

“Nuk kam asnjë ide nëse Rodri do të vjen te City. Do ta shohim”

“Ai është një lojtar i madh”, ka thënë Guardiola.

(Kosova Sot Online)