Unitedi refuzon ofertën e Interit për Lukakun

  • 27 June 2019 - 14:57
Unitedi refuzon ofertën e Interit për Lukakun

Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar ofertën e Interit për një huazim dyvjeçar për sulmuesin Romelu Lukaku me detyrim blerje prej 60 milionë eurosh.

Mediumi Sky Sport Italia njoftoi mbrëmë vonë se Unitedi ishte i gatshëm të pranonte propozimin, i cili do të shihte Interin të paguante 10 milionë euro për huazimin.

Megjithatë, anglezët e Daily Mail paralajmëron se Djajtë e Kuq nuk do të pranojnë  një marrëveshje të tillë. 

Drejtuesit e Unitedit janë të vendosur për të rimarrë 80 milionë eurot që kanë paguar te Evertoni në verën e vitit 2017.

Për më tepër, Lukaku ka pak synim të detyrojë një largim, në mënyrë që të mos digjen urat e tij me gjigantët anglezë.

(Kosova Sot Online)