Almiron: Nder për mua që po lidhem me Real Madridin, por nuk di asgjë

  • 27 June 2019 - 15:34
Almiron: Nder për mua që po lidhem me Real Madridin, por nuk di asgjë

Mesfushori me tipare sulmuese i Necastle United, Miguel Almiron, ka thënë se nuk di asgjë për thashethemet që e lidhin atë me një kalim në Real Madrid.

Reprezentuesi i Paraguait ka qenë pjesë e klubit nga St James Park që nga janari pas transferimit rekord prej 20 milionë funteve nga Atlanta United.

Kreativiteti i tij e ka bërë lojtarin njëri nga më të dashurit tek tifozët e klubit anglez, por Almiron tashmë po pëlqehet edhe nga klubet e mëdha evropiane. 

Almiron së fundmi është lidhur me një transferim befasues në verë të Real Madridi, por vet lojtari ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk di asgjë. Nuk di asgjë për këtë”, iu ka thënë fillimisht Almiron gazetarëve.

“Sigurisht, për mua është një nder që një ekip kaq i madh ka një interes në lojën tim”.

“Por, siç thashë, nuk di asgjë dhe tani jam fokusuar në Copa America dhe Newcastle”, përfundoi paraguaiani.

(Kosova Sot Online)