Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Lovrenit

  • 27 June 2019 - 17:08
Liverpooli ia cakton çmimin e largimit Lovrenit

Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi kroat nuk ka pasur hapësira të mëdha edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.

29-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Anfield dhe për ta gjetur një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

Milan dhe Roma janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Lovren.

Kampionët e Evropës janë gati ta lënë të lirë mbrojtësin kroat për tu larguar dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit.

The Reds duan 25 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin e tyre.

Ish-anëtari i Lyonit dhe Southamptonit ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)