Mbappe në pushime në Ibiza, Reali duhet t’i bëjë gati 230 milionë euro nëse e do 20-vjeçarin

  • 27 June 2019 - 18:08
Mbappe në pushime në Ibiza, Reali duhet t’i bëjë gati 230 milionë euro nëse e do 20-vjeçarin

Mbappe ka nisur pushimet në Ibiza, në Spanjë.

Pas aventurës në Amerikë dhe Japoni, me kompaninë NIKE, Mbappe tashmë ka nisur t’i shijojë më shumë pushimet verore.

20-vjeçari, i cili është shndërruar në futbollistin më të përfolur në botë, është parë në Ibiza, pas videos që doli në internet me këngëtarin J Balvin, i cili madje e provokoi duke i thënë “tashmë paske nisur të mësosh edhe spanjishten”.

Janë kamerat e “El Chiringuito de Jugones” që kanë xhiruar Mbappen në Ibiza, në ditën kur Real Madridi mësoi çmimin e futbollistit nga i cili pritet të dominojë në botën e futbollit ashtu si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

230 milionë euro, kaq dëshiron PSG-ja sipas L’Equipe’ për ta lënë të lirë Mbappen. 

(Kosova Sot Online)