Nëna e Rabiot përgënjeshtron gjithçka për PSG-në, shumë afër Juventusit

  • 27 June 2019 - 18:57
Nëna e Rabiot përgënjeshtron gjithçka për PSG-në, shumë afër Juventusit

Adrien Rabiot mesa duket do të shkojë tek Juventus pasi mamaja e tij, e cila është edhe agjentja e lojtarit, ka mohuar negociatat me Paris Saint-Germainin.

Raportet në Francë pretenduan ditën e mërkurë se Rabiot i kishte kërkuar Juves pak kohë të mendohej teksa Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG, i kishte ofruar një kontratë të re.

Megjithatë, mamaja Veronique ka mohuar gjithçka për RTL: “Dua të bëj një mohim formal. Kam lexuar se Adrien nuk është shfaqur në takimin me Leonardon ose që refuzon rinovimin. Është absolutisht false, nuk ka pasur asnjë bisedë mes meje dhe Leonardos. Me të kam folur vetëm një herë në telefon dhe i thamë njëri-tjetrit lamtumirë. Nuk ka pasur asnjë ofertë dhe nuk do të ketë”.

“Rabiot tek Juve? Në futboll ne jemi shumë supersticiozë. Është më mirë të flasim sa më pak derisa të zyrtarizohet gjithçka”.


(Kosova Sot Online)